Photo1

Bulka

Kjo kafshë e cila quhet ndryshe edhe si nuselala, nuseza, nusja etj, prej pamjes së saj lozonjare, njihet ndër shqiptarë si një qënie me cilësi të mbinatyrshme dhe fatsjellëse. Mendohej se ajo ka qënë dikur një grua që i pëlqente të endte dhe në rrethana të mistershme u shndërrua në kafshë.

Bukla

Ajo ka cilësitë e të shenjtës edhe prej frikës. Nuselala nuk duhet ngacmuar sepse mund të ‘hakmerret’, duke dëmtuar shpendët, bagëtinë dhe lëshon një lëng helmues. Për ta marrë me të mirë, njerëzit vendosnin bukë e djathë dhe një furkë me një shtëllungë lesh, që bukla të merrej me punë dhe të mos dëmtonte kafshët e shtëpisë. Besimet për të ruhen në Malësi të Madhe, Labëri, në zonën e Mokrës dhe të Pogradecit.

Bukla konsiderohej si mbrojtëse e shtëpisë, si gjallesë totem dhe nuk duhet të vritej kurrë. Besohej se çdo shtëpi ka buklën e vet, e cila ishte roje e shtëpisë dhe e mbara e saj.